Aksident tragjik në Elbasan, vetura përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit në Shqipëri, ku një fëmijë 7-vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti me drejtues shtetasin P.B., 61-vjeç ka përplasur për vdekje pranë një shkolle një të mitur.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan RTSH.
Deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e dinamikës së aksidentit.
Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./rtsh/


