Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

2020/11/125972812_368493844259652_6834407606047841187_n.jpg

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

"Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/