Aksident në Gllarevë (Foto)
03/08/2016
Një aksident trafiku ka ndodhur në Gllarevë të Klinës.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar.
Për shkak të këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata të veturave./Telegrafi/


