Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës 12:30 dhe në të janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka deklaruar Rugova.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti.