Please enter at least 3 characters.

Aksident mes një veture dhe kamioni në Veternik të Prishtinës

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT.png

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/