Please enter at least 3 characters.

Aksident me fatalitet në Prizren, ndalohet drejtuesi i kamionit

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në lagjen Lakuriq të Prizrenit.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i një kamioni, duke lëvizur në afërsi të një punishte, nga pakujdesia ka goditur viktimën.

Shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë dhe mjekët në vendngjarje konstatuan vdekjen e personit të aksidentuar.

Drejtuesi i kamionit është ndaluar nga policia dhe po qëndron në stacionin policor.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet po zhvillohen nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren. /Telegrafi/