Aksident komunikacioni në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka të lënduar (Foto/Video)
19/08/2016
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, kurse thuhet se tre persona janë lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/


