Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohen gjashtë persona -njëri nga ta në gjendje të rëndë

Foto: Arkiv

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:50 bë rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes tri veturash dhe se njëri nga drejtuesit e veturës ka pësuar lëndimet të rënda trupore.

“Sot, më 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në aksident janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Deri më tani, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Prekazi.

Tutje ai shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Ndërkaq, njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/