Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Lipjan, humb jetën një person

2016/11/aksident-3-696x521.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bujanë të Lipjanit.

Sipas informatave të policisë nga ky aksident një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, dy vetura dhe një traktor./Telegrafi/