Akil Gjakova pa medalje
26/06/2015
Ai në meçin me malaziasin Nikola Gusiq humbi me wasa-ri me rezultat 0 - 100.
Me këtë humbje u shuan shpresat edhe për një medalje të Kosovës në lojërat olimpike evropiane që po zhvillohen në Baku, transmeton Koha.net. Kështu Akili përfundoi pjesëmarrjen e vet në këto gara.
Dje Nora Gjakova mori medaljen e bronztë si xhudiste e tretë në këto lojëra duke e mundur përfaqësuesen e Finlandës.
Medalja e Norës është e vetmja që Kosova e arriti në këto lojëra olimpike europiane.


