Please enter at least 3 characters.

Akil Gjakova mposhtet nga Ghazaryan në repesazh, mbetet pa medalje

2018/04/akil-gjakova-1.jpg

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian, por ka përfunduar në tetë më të mirët e turneut.

Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjek rrugën e motrës së tij, Nora Gjakovës dhe xhudistes tjetër, Distria Krasniqi.

Kjo pasi Nora ka arritur ta fitojë medaljen e artë, ndërsa Distria fitoi të argjendtën në Kampionatin Evropian 'Tel Aviv 2018'.

Xhudisti pejan u mposht në repesazh nga armeni, Arsen Ghazaryan, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Megjithatë, Gjakova përfundoi në mesin e tetë garuesve më të mirë në këtë kampionat, nga 41 sa ishin gjithsej.

Ndryshe, nesër garon xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka, e cila zhvillon ndeshje në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Telegrafi/