Please enter at least 3 characters.

Akademi letrare për Muhamed Kërveshin

2018/10/Akademi-e1539345116695.jpg

Të shtunën, më 13 tetor 2018, në orën 12:00, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Qendra Kulturore e Pejës organizojnë akademi letrare për poetin, kritikun, shkencëtarin e pedagogun Prof. dr. Muhamed Kërveshi.

Akademia do të bahet në sallën e Kuvendit komunal të Pejës.

Për Kërveshin dhe veprimtarinë e tij letrare, shkencore e pedagogjike do të flasin kolegë e studiues, kurse, pos deklamimeve të vargjeve të tij, do të ketë edhe pika muzikore-artistike.

Kërveshi është ndër emrat më të shquar të letërsisë shqiptare.

Akademia mbahet në përkujdesje të kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muahxheri. /Telegrafi/