Please enter at least 3 characters.

Ajaxi gati të bëjë çmenduri për transferimin e Bergwijn nga PSV

2019/06/GettyImages-1027842094.jpg
304:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - AUGUST 29: Steven Bergwijn of PSV celebrates scoring the first goal during the UEFA Champions League Play-off second leg match between PSV Eindhoven and BATE Borisov at the Phillips Stadium on August 29, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Steven Bergwijn është njëri nga futbollistët më të talentuar holandez.

Sulmuesi anësor ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën kuqebardh në kampionat dhe në garat evropiane.

21-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime në 41 ndeshjet zyrtare me fanellën e gjigantit holandez.
Bergwijn po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane si Bayern Munich, Milan, Inter e Arsenal.

Por garën për lojtarin duket se do ta fitojë rivali më i madh i PSV-së, Ajax Amsterdam.

Steven Bergwijn. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kampionët e Holandës kanë dërguar një ofertë prej 45 milionë euro në drejtim të PSV si dhe pesë të tjera në formë bonusesh për lojtarin.

PSV është në hall, pasi oferta e Ajaxit është më e lartë se e Bayernit, Interi apo Milanit.

Gjiganti holandez po hezitojë t’ia shesë yllin e saj kryesor rivalit, por në rast se ndonjëra nga skuadrat tjera nuk bënë ndonjë ofertë më të lartë, atëherë Bergwijn do t’i bashkohej Ajaxit.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Bergwijn do të ishte futbollisti më i shtrenjtë që u transferua nga një skuadër holandeze. /Telegrafi/