Please enter at least 3 characters.

Ahmeti thotë se dikush po i prenë telat e ndriçimit publik

2017/09/telat.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se dikush po pengon që qytetarët të kenë ndriçim publik në Prishtinë.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dikush po prenë telat e ndriçimit publik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Postimi i Ahmetit:“Ngjarje e shpeshtuar këto dite. Dikush po i prenë telat e ndriçimit publik në lagje të ndryshme. Kjo ne rrugën Bajram Bahtiri. E rregulluam dhe besoj se shpejtë do ta kuptojmë edhe nga kamerat se kush po e bën”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/