Ahmeti, Kurti e Selimi vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë
16/02/2017
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e Albin Kurti kanë udhëtuar sot për në Francë.
Arsyeja e udhëtimit të tyre ishte takimi me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Shfrytëzuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. "Padrejtësia dikund është padrejtësi gjithkund", ka shkruar Ahmeti në Facebook./Telegrafi/


