Aguero ndodhet në Barcelonë, gjatë ditës pritet zyrtarizimi i tij
31/05/2021
Sergio Aguero është larguar zyrtarisht nga Manchester City pas finales së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi argjentinas u largua nga City pas 10 viteve qëndrim në qytetin e Manchesterit.
Për Agueron do të jetë një rikthim në La Liga, pasi pritet të nënshkruajë me gjigantin katalunas Barcelonën.
32-vjeçari po ndodhet në qytetin e Barcelonës ku gjatë ditës pritet të nënshrkuajë me katalunasit.
Sipas mediave spanjolle transferimi i tij në Camp Nou është punë e kryer dhe argjentinasi do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.
Por përveç Agueros përforcimi i radhës i Barcelonës pritet të jetë mbrojtësi Eric Garcia.
Fabrizio Romano ka njoftuar se edhe zyrtarizimi i Garcias pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/


