Please enter at least 3 characters.

Aguero: Edhe Messi është njeri, shpresojmë në fitore ndaj Kroacisë

2018/06/Messi-Aguero.jpg
235:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 16: Lionel Messi of Argentina looks on during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Iceland at Spartak Stadium on June 16, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Argjentinës ka barazuar ndaj Islandës me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Argjentina është ndalur me barazim nga Islanda në ndeshjen e vlefshme për Grupin D, rezultat ky që i ka befasuar të gjithë.

Kombëtarja latine kishte mundësi të shënuar fitore, por ylli i skuadrës, Lionel Messi humbi një penallti në minutën e 64-të.

Humbja e kësaj penalltia nga Messi u kritikua nga shumë njerëz, por jo edhe nga bashkëlojtari i tij Sergio Aguero, i cili ka thënë se edhe ai është njëri si të gjithë.

Halldorsson ia priti penalltinë Messit (Getty Images)

"Leo është normal, ai është njeri", ka thënë fillimisht sulmuesi i Manchester Cityt për TyC Sports.

"Sot [e shtunë] ne duhet të jemi me të, ne e dimë se në çdo moment ai mund të vendos një ndeshje".

"Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, Argjentina dëshiron të fitojë kundër të gjithëve".

"Shpresoj që ndeshja ndaj Kroacisë të jetë më e mirë", përfundoi Aguero. /Telegrafi/