Please enter at least 3 characters.

Agnesa Vuthaj, turistja e lumtur në perlat e Portugalisë

2018/10/agnesavuthaj_43631751_292030651411012_4448350092428732665_n-e1540821153541.jpg

Agnesa Vuthaj padyshim që është një prej bukurosheve që i ka rezistuar kohës dhe modës.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale me imazhet dhe videot që sjell shpesh, dhe që bëhen temë e mediave rozë shqiptare.

Zeshkania gjatë këtij viti pati angazhime të shumta ku së fundi debutoi edhe në Javën e Modës në New York të SHBA-ve.

Pas shumë angazhimeve rreth biznesit me çanta dhe aksesorë të ndryshëm me emrin e saj, 32-vjeçarja po shijon edhe bukuritë e shtetit portugez.

Istogasja ka sjell një numër të fotografive në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e hareshme si kurrë më parë.

"Pasditja në Cascais të Portugalisë. Turiste e lumtur", ka shkruar me këtë rast Vuthaj.

Ndryshe, Agnesën do ta shohim në projekte të tjera të modës gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/