Agjenti: Toure dëshiron ta përfundojë karrierën te City
22/02/2015
Mesfushori i Bregut të Fildishtë së fundmi është lidhur shumë me një transferim të mundshëm te Interi në verë, mirëpo agjenti i lojtari ka mohuar gjithçka.
“Yaya e dashuron Manchester Cityn, dhe pa marrë parasysh se çfarë është thënë, ai është i lumtur në këtë klub”, ka thënë fillimisht Seluk
“Në fakt, ai dëshiron të qëndrojë këtu për tërë jetën. Ai nuk dëshiron asgjë më shumë se sa ta përfundojë karrierën te City dhe pastaj të punojë për klubin”, ka shtuar agjenti. /Telegrafi/


