Please enter at least 3 characters.

Agjencia Kadastrale hedh poshtë vendimin e Ministrisë së Planifikimit për murin te Ura e Ibrit

2016/12/muri-1.jpg

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë matje gjeodezike dhe ka ardhë në përfundimin se perimetri i murit rrethues të rrethrrotullimit nuk është pengues për sheshin, merr vesh Telegrafi.

Kështu, sipas kësaj i bie që është hedhur poshtë vendimi i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për rrënimin e tij.

Siç merr vesh Telegrafi, gjithsesi pritet të bëhet prerja e murit, gjegjësisht 70 centimetrat e tij, pasi që ai është ndërtuar 200 centimetra i lartë, e sipas projektit parashihej që të ishte 130 centimetra. /Telegrafi/