Please enter at least 3 characters.

Afganistan, talibanët vranë 17 njerëz në stacionin e policisë

2016/01/f.0227210418313_m.jpg

Gjatë sulmit janë vrarë 10 pjesëtarë të policisë lokale afgane, si dhe shtatë civilë, tha për agjencinë AP guvernatori i provincës Andar, Musa Han Akbarzada.

Ky është sulmi i dytë i tillë gjatë kohëve të fundit në të cilin shënjestër e sulmit ishin forcat afgane të sigurisë. Mbetet e paqartë se si ekstremistët kanë arritur t’i vënë në gjumë njerëzit në stacionin e policisë, para se t’i vrisnin ata me armë zjarri..

Zëdhënësi taliban, Zabiullah Muxhahid mori përgjegjësinë për sulmin . ai i tha agjencisë AP me telefon se sulmuesit kanë vrarë 17 njerëz derisa ishin në gjumë, por ka demantuar se ata më parë janë helmuar. /Telegrafi/