Afati i testit pranues në Cacttus Education mbahet më 14 gusht
Cacttus Education organizon testin pranues më 14 gusht 2026, nga ora 17:00, për kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në studimet e larta profesionale dyvjeçare në Programim ose Siguri Kibernetike.
Në bazë të rezultatit të arritur në test, kandidatët mund të përfitojnë deri në 20% zbritje në tarifën e studimeve. Testi pranues përmban pyetje nga Matematika dhe Gjuha Angleze, ndërsa rezultati përcakton përqindjen e zbritjes që mund të përfitojë secili kandidat.
Kandidatët mund të zgjedhin ndërmjet dy programeve profesionale:
- Programim – Zhvillim i Uebit dhe Aplikacioneve Mobile
- Siguri Kibernetike
Të dy programet janë të orientuara drejt kërkesave aktuale të tregut të punës dhe u mundësojnë studentëve të zhvillojnë njohuri teknike, përvojë praktike dhe aftësi profesionale.
Programet e Cacttus Education kanë fokus të veçantë në mësimin praktik. Krahas teorisë, studentët punojnë në laboratorë, realizojnë detyra praktike, analizojnë raste studimore dhe zhvillojnë projekte të lidhura me situata reale nga industria.
Gjatë studimeve, studentët mbështeten edhe nga Qendra e Karrierës e Cacttus Education, e cila i ndihmon në zhvillimin profesional, përgatitjen e CV-së, përgatitjen për intervista pune dhe identifikimin e mundësive për praktikë profesionale.
Si të regjistroheni në testin pranues?
Klikoni këtu dhe plotësoni të dhënat tuaja, kontaktoni Cacttus Education në numrin 038 600 237 ose vizitoni kampusin tonë për më shumë informata.
Vendet janë të kufizuara. Aplikoni tani dhe rezervoni pjesëmarrjen në testin pranues!


