Aeroplani përplaset në një shtëpi në Minnesota
29/03/2025
Një aeroplan u rrëzua pranë kryqëzimit të 109th Avenue North dhe Noble Parkway në Brooklyn Park, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Zyrtarët e FAA thonë se aeroplani, një SOCATA TBM7, i cili është me një motor, ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Des Moines në Iowa dhe po shkonte drejt Aeroportit të Qarkut Anoka-Blaine në Minneapolis.
FAA dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të hetojnë për aksidentin, me NTSB që do të udhëheqë hetimin.
Një shtëpi është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për të evakuuar zonën.
Zyrtarët në vendngjarje thanë se askush brenda shtëpisë nuk u plagos.
FAA ka njofuar se nuk e di sesa njerëz ishin në bordin e aeroplanit. /Telegrafi/


