Please enter at least 3 characters.

Aeroplani me pasagjerë u nis nga Seuli në vitin 2023, ateroi në San Francisco në 2022

2023/01/5c3e9b20-9206-4fa9-8692-94c9b6dd52e0.jpg

Pasagjerët e një aeroplani me numrin serik UA858, udhëtuan në orët e para të Vitit të Ri, por vendin që për destinacion kishte akoma ishte zyrtarisht në vitin 2022.

Fjala është për aeroplanin që mbrëmë udhëtoi në Seuli i Koresë së Jugut dhe për destinacion kishte San Francisco në SHBA, transmeton Telegrafi.

Nga Seuli është nisur në ora 00:30, kurse në San Francsico ateroi rreth orës 17:15. I tërë fluturimi ka zgjatur 9 orë, kurse dallimi kohor mes dy vendeve është 17 orë.

“Rikthim në të ardhmen”, kanë shkruar me një dozë humori në Flightradar24, ueb-faqe e specializuar në përcjelljen direkt të të gjitha fluturimeve në mbarë botën. /Telegrafi/