Adrenalina e MotoGP zbret në qytet: Aprilia SR-GT 400 prezantohet për herë të parë në Prishtina Mall!
Prishtina Mall u kthye në një hapësirë ku vëmendja u përqendrua te një prezantim që solli diçka të re për adhuruesit e motorëve – lansimi i modelit Aprilia SR GT 400, i prezantuar nga Ventoro Motors.
Ky model u prezantua në kuadër të eventit të MotoGP, ku për herë të parë u soll para publikut dhe u shëndrrua në një nga elementet më të komentuara të ditës. Vizitorët patën mundësinë ta shohin nga afër dhe ta përjetojnë më konkretisht.
Aprilia SR GT 400 vjen si një kombinim i dizajnit të guximshëm dhe performancës së përshtatur për përdorim të përditshëm, duke synuar ata që kërkojnë më shumë nga një skuter urban – si në stil, ashtu edhe në funksionalitet.
Pjesë e përvojës ishin edhe test rides, ku të pranishmit mundën ta provojnë nga afër ndjesinë që ofron ky model, duke e kthyer prezantimin në një eksperiencë praktike dhe jo vetëm vizuale.
I organizuar nga Auto Mita përmes Ventoro Motors, eventi solli edhe transmetimin live të garës MotoGP nga Spanja, duke krijuar një atmosferë që lidhi botën e garave me përvojën reale të vozitjes në qytet.
Interesimi i lartë dhe reagimi i publikut treguan se ky lansim nuk ishte vetëm një prezantim i një modeli të ri, por një moment që konfirmon rritjen e kërkesës për motorë që ofrojnë më shumë – në performancë, dizajn dhe përditshmëri.
Në përmbyllje, organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit, duke e kthyer këtë event në një pikë reference për prezantime të ngjashme

