Ademi i kënaqur me formën dhe rezultatet
16/12/2014
“Mendoj që kemi bërë paraqitje të mira në vjeshtë. Kurse, sa i përket formës time, jam munduar të jap më të mirën nga vetja ime për ekipin”, u shpreh Ademi për ‘Sport Plus’.
Në vijim ai shtoi se 89-shi është pretendent për titull edhe në pranverë. “Mendoj që këtë stinor kemi lëshuar disa pikë si vendas, por edhe si mysafirë, kurse për pranverë besoj do të jemi edhe më të fortë dhe do të luftojmë për trofeun e kampionit”, përfundoi Ademi.
89-shi renditet në pozitën e katërt me 25 pikë të grumbulluara, tri më pak se lideri, Ferronikeli. /Telegrafi/


