Please enter at least 3 characters.

Adem Mikullovci e "pëson" nga kolegët pas aderimit në Vetëvendosje (Foto)

2017/05/adem-mikullovci-1200x630.png

Sot (e enjte) është bërë e ditur gjatë ditës se aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci ka zyrtarizuar aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë hap të tij duket se e kanë përkrahur edhe shumë kolegë të tij.

Ndërsa producenti i serialit "Kafeneja Jonë", Shkumbin Istrefi, ka publikuar një fotografi të Mikullovcit në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se ai ka marrë lëndime nga një prej aktorëve të tjerë të serialit.

"Avniu pëson nga Bekimi", shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë ku aktori shfaqet me syrin e ënjtur.

Sigurisht që ky ka qenë vetëm një postim satirik i producentit Istrefi në Facebook. /Telegrafi/