Please enter at least 3 characters.

Adelina Berisha edhe Egoo publikojnë këngën e re "Coco"

2019/07/ad.jpg

Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Egoon.

"Coco" mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe RnB.

Kënga është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Egoo.

Foto: AVD Digital/YouTube

"Coco" është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin Adelina vjen me një paraqitje mjaft atraktive.

Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i njohur, Avni Selimaj.

Adelina përndryshe është mjaft aktive me prurje muzikore e koncerte të shumta gjithandej trevave. /Telegrafi/