Abrashi shënon supergol në Bundesliga (Video)
29/10/2016
Amir Abrashi ka arritur të shënoi një gol fantastik në Bundesliga.
Skuadra e tij Freiburg po luan në udhëtim tek Werder Bremen dhe ka shënuar golin e tretë 1-3.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë po zhvillon një ndeshje fantastike dhe goli i shënuar padyshim që do ta bëjë lojtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Freiburgu ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x4zqds0_amir-abrashi-goal-hd-werder-bremen-1-3-sc-freiburg-29-10-2016-hd_sport


