Please enter at least 3 characters.

Abrashi: Rritja e pensioneve, peng i opozitës

2016/01/Arban-Abrashi-foto-ridvan-slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovës, për pensionistët kontributdhënës parashikoi një rritje prej rreth 24 milionë euro në projektbuxhetin për vitin 2016. Por, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi thotë se për rritjen e pensioneve duhet vota e deputetëve në miratimin e Buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Sa i përket pensioneve, posasaqërisht pensioneve kontributdhënëse, ne duhet të kalojmë Buxhetin në Kuvend në mënyrë aq ai të aplikohet nga janari i vitit të ardhshëm. Ne shpresojmë që Kuvendi dhe deputetët do të shohin rëndësinë e këtij projektbuxheti i cili prek shtresa të ndryshme të qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë tek shtresa sociale”, ka thënë Abrashi për televizionin Rrokum.