Please enter at least 3 characters.

Abramovich i vetëdijshëm për klauzolën e Jardim, e do atë te Chelsea

2018/04/Leonardo-Jardim.jpg
310:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 20: Leonardo Jardim manager of Monaco looks on during a Monaco Training Session and Press Conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 match against Manchester City at Etihad Stadium on February 20, 2017 in Manchester, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich e di se ai mund të blejë Leonardo Jardim nga kontrata e tij në AS Monaco.

Chelsea ka bërë kontakt me trajnerin portugezë për të regjistruar interesin e tyre për ta sjellë atë në Londër në fund të këtij sezoni.

Bisedimet e kompensimit me trajnerin aktual të Bluve, Antonio Conte, tashmë janë duke u zhvilluar, me italianin që pritet të largohet këtë verë.

Jardim është ndjekur nga përfaqësuesit e Bluve dhe Abramovich e di se ai mund ta 'rrëmbej' atë nga skuadra franceze.

Leonardo Jardim (Getty Images)

Kjo pasi klauzola e blerjes së trajnerin Jardim prej 7.5 milionë eurosh është simbolike për Chelsean.

Kontrata e trajnerit 43-vjeçar me Monacon është e vlefshme deri në vitin 2020.

Ndryshe, Jardim është shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane pas punës së mirë të bërë te Monaco.

Portugezi po kërkohet edhe nga Arsenali në Ligën Premier dhe nga Real Madridi në rast largimi të Zinedine Zidane. /Telegrafi/