Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku shtron iftar për BIK-un

2024/03/433141200_10160324912427759_7752743364463883714_n-e1711481867707.jpg

Në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ai tha se ky muaj simbolizon durimin e solidaritetin.

"Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona".

"Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit", shkroi Abdixhiku.