Please enter at least 3 characters.

​Abdixhiku: Për tre muaj Qeveria ka faturuar qytetarët kundërligjshëm

2022/04/Lumir-Abdixhiku-LDK-konference-per-qeverisjen-e-Albin-Kurtit-foto-Ridvan-Slivova-6-e1650718335941.jpg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka refuzuar ankesën e ZRRE-së, si dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë mbi tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike.

“Tash e tre muaj, ZRRE dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët tanë kundërligjshëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmojnë të gjitha argumentet tona rreth faturimit diskriminues dhe të padrejtë të qytetarëve tanë. Këto argumente ishin injoruar nga pushteti. Insistimi i tyre për të mbrojtur një plaçkë publike, ka marrë sot vulën e dyfishtë të paligjshmërisë”, ka thënë Abdixhiku.

Kthimi i mjeteve te qytetarët, rishikimi i menjëhershëm i tarifave të energjisë, si dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së, janë hapa të domosdoshëm që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti duhet t’i ndërmarrin sa më parë, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kërkojnë përgjegjësi publike nga ata që paligjshëm i shtrenjtuan faturat e energjisë.

“Pjesa tjetër e së vërtetës rreth krizës energjetike – të keqpërdorimit të qindra milionave, pagesave në llogari të fshehta, e vonesës në reagim – do të zbardhen në Komisionin Hetimor Parlamentar,” ka përfunduar Abdixhiku.