Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së të premten në sheshin "Skënderbeu"

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e tubimit përmbyllës të kësaj partie të premten në orën 20:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar “Ta mbyllim këtë rrugëtim ashtu siç e kemi nisur - së bashku, me zemër plot e me besim të madh”.

“Të premten, të gjitha rrugët shpijnë tek Sheshi Skënderbeu. Në Prishtinë mblidhemi të gjithë! Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate. Në një natë bashkimi. Në një natë shprese. Në një natë ku mblidhemi të gjithë, për ta dhënë mesazhin më të madh, Kosova është gati për ndryshim. Ejani bashkë me familje, miq e të afërm.. Ta mbyllim këtë rrugëtim ashtu siç e kemi nisur - së bashku, me zemër plot e me besim të madh”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/