Abbas i bën thirrje Fatah-ut për fillim të ri
05/08/2009
Përballë amullisë së procesit të paqes në Lindjen e Afërme Abbas u shpreh në Betlehem për vazhdimin e bisedimeve me Izraelin. Por palestinezët i rezervojnë vetes „të drejtën për rezistencë“, tha ai.
Para rreth 2.000 delegatëve Abbas pranoi në të njëjtën kohë gabime të Fatah-ut, të cilat çuan në 2007-ën në humbjen e pushtetit në Rripin e Gazës. Abbas e akuzoi Hamas-in radikal-islamik, se shtyp anëtarët e Fatah-ut në Rripin e Gazës dhe se pengon bisedimet për pajtim.
Fatah-u planifikon të miratojë një program të ri në takimin e vet treditor dhe të zgjedhë një komitet të ri qendror. /DW/


