Please enter at least 3 characters.

AAK-së i bashkohen një grup intelektualësh

2019/06/65032366_2879880472053028_2276190361728581632_n-e1561053865210.jpg

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot i janë bashkuar një grup intelektualësh, kryesisht punëtorë të arsimit, nga Malisheva.

Ata janë pritur në selinë e AAK në Prishtinë nga kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Facebook.

Ku thuhet se arsyet kryesore të aderimit në AAK nga ky grup intelektualësh ka qenë vizioni dhe puna e kryeministrit Haradinaj, por edhe qartësia e Aleancës në politikat e vendit.

Ditë më parë, Haradinaj për aderimet në AAK  kishte thënë se besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet përditë. /Telegrafi/