Please enter at least 3 characters.

AAK: Malisheva rreshtohet pro Haradinajt për President

2021/02/147992580_1025693431259074_3429261350965812387_n-1.jpg

Kandidati për president njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore në Malishevë, gjatë tubimit zgjedhor të Aleancës.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për përvojën e UÇK-së për të forcuar Ushtrinë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin.

“Kosovës i duhet një udhëheqës, i cili ka dëshmuar se mund të dalë kundër Serbisë dhe kundër Vuçiqit”, ka thënë Haradinaj.