Please enter at least 3 characters.

"A m'foli mu", projekti më i ri muzikor nga artisti i ri Kidda (Video)

2017/11/Kids.jpg

Artisti i ri Kidda ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “A m’foli mu”.

Kënga është e zhanrit hip-hop dhe rnb, gjersa është punuar nga vet artisti në bashkëpunim me “Slow Motion Soundz Europe”.

“A m’foli mu” është publikuar në YouTube edhe me klip të punuar bukur e në detaje, i cili i është besuar Besian Kukiqit.

Kënga e re duket të jetë një tjetër dëshmi, që Kidda po ngjitet sigurt drejt suksesit të shumë dëshiruar. /Telegrafi/