A është ky Samsung Galaxy S8? (FOTO)
05/01/2017
Kemi dëgjuar shumë kohëve të fundit mbi specifikat e mundshme të Galaxy S8. Megjithatë, deri tani, nuk kemi parë ndonjë fotografi të pajisjes.
Kurse tash, një foto që po qarkullon nëpër internet mund të jetë fotoja e pajisjes së re të Samsung.
Pajisja në foto ka të njejtat detaje sikurse specifikat e përfolura – nuk ka pullën ‘home’, ka më pak kornizë dhe ka ekran të lakuar.
Fotoja në fjalë mund të jetë e diskutueshme sa i përket autenticitetit dhe mund të jetë një foto e dizajnuar me Photoshop.
Nëse është foto e montuar, është e punuar në mënyrë shumë profesionale pasi që tregon të gjitha detajet e spekuluara.
Për më shumë, edhe nëse nuk është foto reale, Galaxy S8 pritet të duket ngjashëm me pajisjen në foto, pas lansimit zyrtar.


