Please enter at least 3 characters.

​A do t’i bashkohet LDK-ja aksionit të PDK-së e Aleancës në Kuvend?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se pas diskutimeve në Grupin Parlamentar do të vendosin se a do t’i bashkohen veprimeve të PDK-së e Aleancës në Kuvendin e Kosovës për thirrjen e seancës konstituive.

Ai në kohën kur deputetët e PDK-së dhe Aleancës po protestojnë në sallën plenare të Kuvendit për thirrjen e seancës konstituive, tha se bllokada institucionale është e paarsyeshme.

“Bllokada institucionale apo e konstituimit të Kuvendit është e paarsyeshme, e panevojshme, ngre tensione dhe polarizon shoqërinë dhe dëmton demokracinë e Kosovës... Ne, kur të kemi vendim politik të Grupit Parlamentar, do ta kuptoni. Sot ka qenë edhe ditë e hapur për vizitën e bashkatdhetarëve. Pjesëmarrja politike është me arsyen që nuk po kontestohet Kuvendi dhe ne i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë seancën konstituive”, tha ai. /KP/