Please enter at least 3 characters.

A arriti Suedia të menaxhojë situatën e COVID-19, ndonëse zbatoi masa të buta?

2020/04/fc67e976-ef98-472f-8d22-504da0d902fb.jpg
471:"People enjoy warm and spring-like weather with high temperatures on April 22, 2020, in Stockholm. - Sweden has not imposed the extraordinary lockdown measures seen across Europe, instead urging people to take responsibility and follow official recommendations. Gatherings of more than 50 people have been barred along with visits to nursing homes. (Photo by Anders WIKLUND / TT NEWS AGENCY / AFP) / Sweden OUT (Photo by ANDERS WIKLUND/TT NEWS AGENCY/AFP via Getty Images)
32:"TT NEWS AGENCY/AFP via Getty Ima

Suedia ka të ngjarë të menaxhojë më së miri një valë të dytë të infeksioneve, thotë epidemiologu shtetëror, Anders Tegnell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Suedia ka ndërmarrë një qasje relativisht të relaksuar ndaj kufizimeve, krahasuar me vendet e tjera evropiane.

"Ka funksionuar në disa aspekte",  tha Tegnell për radio BBC.

"Ka funksionuar sepse sistemi ynë shëndetësor ka qenë në gjendje ta përballojë. 20 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv kanë qenë bosh, dhe të lirë për të trajtuar pacientët me COVID-19 ”, u shpreh ai.

Tegnell vlerësoi se një nivel imuniteti nga 15 deri në 20 për qind ishte arritur në popullatën e Stokholmit, për të cilën ai sqaroi se "do të ngadalësojë përhapjen (e një vale të dytë)".

Ndryshe, Suedia deri tani ka raportur 16 mijë raste të coronavirusit, përfshirë 2 mijë të vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

I pyetur nëse numri i të vdekurve do të kishte qenë më i ulët nëse Suedia do të kishte zbatuar kufizime më të rrepta, Tengell tha se nuk dihet në këtë fazë.

"Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t'u përgjigjur në këtë fazë. Të paktën 50 për qind e numrit të vdekjeve janë brenda shtëpive të të moshuarve, dhe është vështirë të kuptohet se si bllokimi mund të ndalojë kaplimin e sëmundjeve në shtëpitë e kujdesit". /Telegrafi/