Please enter at least 3 characters.

774 raste aktive me COVID-19

2020/10/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-45.jpg

Numri i rasteve aktive me COVID-19, ka rënë dukshëm, krahasuar me disa javë më parë në vendin tonë.

Derisa para disa javëve rastet aktive arrinin mbi 6 mijë, aktualisht janë 774 raste.

Rastet pozitive kanë rënë edhe në raporte 24 orëshe, ku para disa jave arrinin afër 2 mijë. Kurse, në raportin e fundit janë raportuar 74 raste.

Po ashtu, në raportin e fundit është raportuar për një person të vdekur si pasojë e COVID-19. /kp/