Please enter at least 3 characters.

66 pikë epërsi për Sigal Prishtinën

2016/01/66-pik-euml-ep-euml-rsi-p-euml-r-sigal-prishtin-euml-n_hd.jpg

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën pothuajse të zbrazur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Sigal Prishtina ishte nikoqire e Kastriotit nga Ferizaj, të cilën e mposhti pa asnjë vështirësi.

Bardhekaltërit gjatë tërë ndeshjes luajtën me një ritëm të lartë dhe u pa që në fillim se dëshironin që të shënonin shumë pikë, teksa trajneri Cabadak nuk i kursente as lojtarët e huaj.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Fisnik Rugova i cili shënoi 23 pikë, teksa lojë të mirë shfaqi edhe Blerim Mazreku. Në anën tjetër, më të dalluarit ishin Mustafë Merovci dhe Drin Kurtolli që shënuan pikë dyshifrore. /Telegrafi/