Please enter at least 3 characters.

51 pacientë po trajtohen me COVID-19, në spitalet e Kosovës

2022/05/klinika-infektive-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439-1.jpg

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim nga COVID-19 janë 51 pacientë, të konfirmuar me këtë virus.

Sipas një njoftimi thuhet se në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 26 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 25 pacientë.

Ky është raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientëMjekim Intensiv Qendror, 1 pacientKlinika e Pediatrisë, 9 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 3 pacientëKlinika e Neonatologjisë, 1 foshnjeSpitali i Prizrenit, 2 pacientëSpitali i Gjakovës, 6 pacientëSpitali i Pejës, 11 pacientëSpitali i Gjilanit, 4 pacientëSpitali i Mitrovicës, 2 pacientë. /Telegrafi/