5 arsye pse duhet ta shihni AD ASTRA këtë javë në Cineplexx!
A jeni gati për një tjetër super film nga ylli Brad Pitt? Ikona e filmit rikthehet këtë javë me një tjetër rol, pas suksesit të paparë të filmit “Once Upon a Time in Hollywood“, që doli të jetë një hit i madh ndërkombëtar, por që pati shikueshmëri të lartë edhe në nivel vendor.
Këto janë disa nga arsyet pse duhet të nguteni ta bleni biletën sa më parë:
Aktrimi i Brad Pitt
Brad ka qenë një yll filmi gjithmonë, por i duheshin bashkëpunime me regjisorë të mdhenjë për ta shfaqur veten më shumë. Pas bashkëpunimit me Tarantinon, Paul Schrader tha për të “Me këtë rol, Pitt futet në listën e aktorëve më të mëdhenjë amerikan“. Roli i tij në filmin Ad Astra, u quajt si roli më i vështirë që ai e ka luajtur ndonjëherë.
Rikthimi i James Gray si regjisor
Filmt e mëparshëm të Gray, kanë pasur një skop të gjerë në zhanër dhe përmbajtje. Ai e sprovon veten për herë të parë edhe me zhanrin fantashkencë, ndërsa për ta përsosur rolin e Brad Pitt, ai madje kërkoi sugjerime nga regjisori tjetër i madh amerikan, David Fincher, i cili me filmin Se7en, e kishte sjellë për herë të parë seriozisht vëmendjen nga Brad Pitt.
Një sukses i madh në festivalet anëembanë
Filmi tashmë veçse ka marrë një nominim si filmi më i mire në Festivalin e Venecias, ndërsa në platformat për kritikë filmi qëndron tejet lartë, duke kapur vlerën 82 në Metascore, dhe 85% në Rottentomatoes. Filmi u quajt si ndër më të mirët e vitit, ndërsa eksperienca e të shikuarit në kinema, po konsiderohet të jetë e njejtë me filmat më epik fantastiko-shkencor të bërë kohët e fundit, si “Interstellar”, “Arrival”, apo “Annihilation”.
Ana teknike e filmit
Eksperienca në Kinema
Edhe pse filmi është i prodhuar në 2D, ekranet e Cineplexx dhe teknologjina e zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, do ta bëjnë eksperiencën kinematografike edhe më fantastike. Duke marrë parasysh pamjet magjepsëse që filmi ofron, dhe zërimin që një film i këtij formati kërkon, është sigurtë të thuhet që eksperienca e të shikuarit këtë film në kinema, do jetë një eksperiencë si asnjë më parë!
Më shumë informata rreth filmit dhe orareve të transmetimit i gjeni në linkun KETU.


