Please enter at least 3 characters.

46 vozitës janë gjobitur për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit në Manastir

2023/02/POlicija-2112-696x464-1.jpg

Në territorin e SVR Manastir gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 04:00 është zbatuar kontroll i intensifikuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sanksionuar ligjërisht 46 drejtues mjetesh. Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 42 shkelje të tjera.

Kontrollet aksionale vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thonë nga MPB. /Telegrafi/