Please enter at least 3 characters.

4:41AM (REVOLUCIONI SEKSUAL)

Eric Clapton dhe Roger Waters gjatë promovimit të albumit “The Pros and Cons of Hitch Hiking”

Nga Roger Waters (nga albumi The Pros and Cons of Hitch Hiking 1984)
Përkthimi: Agron Shala

Hej, çiko
nxirre kamën
dhe le ta provojmë revolucionin seksual
Hej, çiko
le të jetë liria për të gjithë parulla jonë
nesër le ta marrim vendimin tonë të ri

Po, por sonte rri e qetë
ndërsa unë plaçkis varrin tënd të ëmbël
dhe mbaje mend:
vetëm të varfrit mund të shpëtohen

Hej, çiko
siç kam thënë gjithmonë, i parapëlqej buzët e tua të kuqe
jo ashtu siç t’i bëri Zoti
por ashtu siç e kishte ndërmend Ai

Hej çiko
mos ma drejto gishtin
jam veç një mi në një labirint, si ti
dhe vetëm të vdekurit janë të lirë

Prandaj, të lutem, ma shtrëngo dorën
ndërsa çajmë rrugën nëpër labirint
dhe mbaje mend, çiko
asgjë nuk mund të rritet pa shi

Mos ma drejto
mos ma drejto gishtin

U zgjova me ethe
çarçafët ishin qull nga djersa
Ajo tha: “Ke parë një makth
dhe ai ende nuk ka mbaruar”

Pastaj mori qenushin në vitrinë
atë me bishtin që i tundej
dhe e vuri në shtrat
mes dy fetave të bukës