Please enter at least 3 characters.

19 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

2020/11/klinika-infektive-pandemia-e-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-21.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me coronavirus nga 2,672 testime.

MSH njofton se në total numri i rasteve aktive është 137.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/