178 cm e gjatë dhe plot vetëbesim: Ashley Graham më joshëse se kurrë para Met Gala-s
Modelja u shfaq në një ndejë para Met Gala-s, ku me stilimin e saj theksoi format trupore dhe figurën në formë ore rëre
Një numër i madh i personazheve të njohura u mblodhën mbrëmë në ndejën që Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez Bezos organizuan në apartamentin e tyre në ndërtesën 212 në Fifth Avenue, në lagjen prestigjioze NoMad në Manhattan.
Mes të ftuarve ishte edhe Ashley Graham, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Justin Ervin.
Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez Bezos janë sponsorë të Met Gala-s së këtij viti, e cila do të mbahet nesër në New York, ndërsa njëkohësisht janë edhe bashkëkryesues të ngjarjes.
Ashley Graham, e cila do të raportojë nga qilimi i kuq, për ndejën gala zgjodhi një fustan të ngushtë pas trupit, që theksonte maksimalisht format e saj dhe figurën në formë ore rëre.
Ylli plus-size, pas premierës së fundit të filmit "The Devil Wears Prada 2" në New York, nxiti komente se mund të ketë humbur peshë me ndihmën e ilaçit Ozempic. Këto reagime erdhën pasi ajo për vite me radhë ka promovuar pranimin e formave trupore dhe ka përcjellë mesazhin se ndihet shkëlqyeshëm në trupin e saj, pa u ndikuar nga kritikat, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, modelja shprehu publikisht shqetësimin për popullaritetin e barnave GLP-1, ku bën pjesë edhe Ozempic, duke i quajtur ato "goditje" për lëvizjen body positivity, pjesë e së cilës është edhe vetë. Siç tha ajo, këto barna janë një trend kalimtar, jo zgjidhje afatgjatë.
Ekspertët theksojnë se Ozempic, i cili përdoret në trajtimin e diabetit, nuk duhet të merret kurrë me vetiniciativë, por vetëm me rekomandim të mjekut. E njëjta këshillë vlen edhe për barnat e tjera që disa i zgjedhin me dëshirën për të humbur peshë sa më shpejt, duke anashkaluar pasojat e mundshme dhe rrezikun për shëndetin.
Opinionet janë të ndara nëse Ashley ka përdorur ndonjë zgjidhje të shpejtë, ndërsa pesha e saj kohët e fundit ka pasur luhatje. Modelja, e gjatë 178 centimetra, sipas të dhënave të reja, peshon rreth 90 kilogramë. Më herët përmendej shifra 95 kilogramë, por pavarësisht këtyre numrave, ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendje me vetëbesimin e saj. /Telegrafi/


