100,000 fansa të pranishëm në RED BULL X-FIGHTERS në Brazilia
BRAZILIA (Brazil) – 600 kamionë me rërë (7,300 metra kub) u përdorën për të shndërruar “Esplanada dos Ministerios“ në zëmër të Brazilia-s, në “fushë-betejën“ e sportistëve më të mirë të disiplinës Freestyle motocross. Adams, i cili tashmë numëron katër fitore në karrierën e tij, tha: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë spektatorë më parë. Kam mbetur pa fjalë.” 27-vjeçari nga Kalifornia arriti të sfidonte Robbie Maddison, i cili është gjithmonë fqinji i tij në finale.
Heroi vendas, Gilmar Flores, nuk mundi të vazhdonte konkurrimin përtej raundit të parë dhe përfundoi garën në vendin e 11-të. Nate Adams tashmë kryeson në renditjen e Red Bull X-Fighters pas dy raundeve të para, me 165 pikë. Lideri në fuqi deri në garën e Brazilit, spanjolli Dany Torres, nuk mundi të merrte pjesë për shkak të disa dëmtimeve.
Kanë mbetur edhe gjashtë ndalesa të tjera të këtij kampionati, të cilat do të zhvillohen në: Rome (24 Qershor), Madrid (15 Korrik), Vashavë (6 Gusht) dhe Sidnei (17 Shtator).
Rezultati final në Brazilia: 1. Nate Adams, 2. Robbie Maddison, 3. Andre Villa, 4. Levi Sherwood, 5. Eigo Sato, 6. Javier Villegas, 7. Adam Jones, 8. Blake Williams, 9. Beau Bamburg, 10. Gilles Dejong, 11. Gilmar Flores
Renditja e përgjithshme (pas 2 nga 6 ndalesa gjithsej): 1. Nate Adams 165 pikë, 2. Andre Villa 145 pikë, 3. Robbie Maddison 110 pikë. /Telegrafi/


